Gert Shehu, i cili qëlloi me grush Sali Berishën në bulevard hyru në histori.
I këtij mendimi ishte avokat Spartak Ngjela, teksa komentoi ngjarjet e djeshme.
Në emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia, Ngjela tha se ngjarja më e rëndësishme dje ishte Samiti i BE, duke e cilësuar incidentin ndaj kryedemokratit të pavlerë dhe fyerje për këtë të fundit.
“Ngjarja nuk është e rëndësishme. Se i ra njëri me shpullë Saliut. Kanë vrarë president në SHBA. Kur je në politikë diku ke shkelur, është Gërdeci, 21 janari.
AdvertisementNuk e dimë çfarë ishte. Disa thonë është e stisur. Janë të gjitha hipoteza. Ajo ishte fyerje e madhe për Saliun. Po ja kanë bërë armiqtë kanë dashur ta fyejnë. Momenti është se çfarë mendojnë njerëzit nesër. Shqiptari e ka të rëndë grushtin.
Një motiv e ka pasur ai pavarësisht se është i çmendur. Ai do apo nuk do hyri në histori. E patë se çfarë motivi të madh dha Samiti. Ajo kishte vlerë të madhe historike jo ajo”, tha Ngjela.