Gruri, në ara e në hambare/ Fermerët nuk po e shesin dot për shkak të çmimit të ulët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruri, në ara e në hambare/ Fermerët nuk po e shesin dot për shkak të çmimit të ulët

Këtë sezon të prodhimit të grurit, fermerët po përballen si me çmimin e ulët të produktit në treg ashtu edhe me mungesën e magazinave.

 

Fermerët e Divjakës e cilësojnë si vitin më të vështirë dhe pohojnë se çmimi aktual po u shkakton humbje.

 

Advertisement

FRANC KALOSHI

 

FERMER

 

Advertisement

Çmimi i grurit sot është 25 lekë për kilogramë. Me këtë çmim shitje humbjet janë të pallogaritshme krahasuar me kostot e të mbjellave, mungojnë depot e magazinimit.

 

I njëjti shqetësim është edhe për fermerët në fushën e Maliqit në zonën e Korçës. Fuat Orhan thotë se këtë vit të gjithë sasinë e prodhuar e ka magazinuar, pasi çmimi është shumë i ulët.

 

Advertisement

FUAT ORHAN

 

Rendimenti për hektar është më i ulët se një vit më parë dhe ajo që është më kryesorja çmimi për kg nuk justifikon as koston e prodhimit.

 

Advertisement

E njëjta situatë është edhe për fermeret në fshatin Drithas

 

Në fushën e Maliqit këtë vit janë mbjellë 4000 hektarë me grurë, nga 3400 që ka pasur një vit më parë. Nëqoftëse vitin e kaluar ka pasur një rendiment nga 50 deri në 60 kv për hektar, këtë vit rendimenti mesatar nuk ka shkuar më shumë se 40 kv për hektar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy