Komisioni i Rithemelimit të PD mesditën e sotme ka mbërritur sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm.
Belind Këlliçi një nga anëtarët e komisionit, i ka njoftuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkarkimin nga detyra dhe i ka kërkuar që të lirojë zyrën.
Advertisement
‘Letra depozitohet sot zyrtarisht në seli dhe trupës diplomatike në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar shkarkoi Bashën, u ratifikua me referendum. Shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar do i njoftohet dhe ambasadorëve. Liro ambientet deri në datën 5 janar. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi.
.