Interpol Tirana ka ekstraduar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga Italia drejt vendit tonë është ekstraduar shtetasi shqiptar Leonard Kodra, 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe, raporton Vizion Plus.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim e datës 28.09.2016 e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po ashtu eshtë ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S. K., 25 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”.
Gjithashtu, është ekstraduar drejt Italisë, shtetasi M. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, i ka caktuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe shkelje e ligjit “Për Armët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë dhe ligji “Për drogat”.