Detaje tronditëse u zbuluan lidhur me vdekjen e 48-vjeçares Viloeta Gurraj, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Malësi të Madhe një ditë më parë.
Hetuesit rrëzuan pistën e vetëvrasjes dhe po hetojnë atë të vrasjes pasi nga provat e grumbulluara në vendngjarje ka dyshime se 48-vjeçarja ne fillim është dhunuar fizikisht e më pas i është prerë fyti dhe flokët.
Pista kryesore ku jane perqendruar hetimet është ajo e konflikteve familjare, ndërsa një nga autorët e dyshuar është vete dhe djali i viktimës, Franc Gurraj.
24-vjeçari kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij mësën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ai ishte arrestuar në kryeqytet në dhjetor të vitti 2020 për shpërndarje kokaine në doza të vogla.
Por në momentin kur policia gjeti trupin e pajetë të Violeta Gurrajt, i riu nuk ndodhej në banesë ndërsa dera ishte e kyçur. Mësohet se në dëshminë e dhënë para hetuesve 24-vjeçari ka pohuar se ishte në shtëpinë e xhaxhait të tij pasi kishte konflikte me nënën.
Por pavarësisht qëndrimit të mbajtur nga 24-vjeçari, policia ka ngritur dyshime lidhur me deklaratat e bëra prej këtij të fundit.
Violeta Gurraj ishte e varfër dhe vuante nga depresioni. Ajo jetonte e vetme pasi bashkëshortin ja kishin vrare para disa vitesh ndërsa mësohet se ka qenë në konflikt me familjarët e këtij të fundit.