![Gruaja plagosi 78 vjeçarin me thikë në Durrës/ Reagon policia: Goditën njëri-tjetrin me sende të forta](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/09/policia-durres-715x400-1-300x168.jpg)
Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku gruaja plagosi me thikë burrin.
Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të mëngjesit të sotëm, ndërsa çifti i moshuar I bashkëshortëve, përkatësisht 78 dhe 74 vjeç kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Të dy të moshuarit, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Durrës/Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.