Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Kala të Beratit, mëngjesin e sotëm.
Një grua është gjetur e vdekur në banesën e vet këtë të mërkurë në Berat.
Sipas policisë, e moshuara është vetëvarur në shtëpi për arsue që ende nuk dihen.
Shtetesja me iniciale N.P, 76 vjece është gjetur e pajetë nga fqinjët e vet.
Advertisement
Nga ekzaminimi paraprak I trupit nuk janë vënë re shënja dhune.
“Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe. Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune”, njofton policia.
Advertisement