Gruaja heroinë në Pogradec shpëton një grua nga mbytja në liqen: Dy burra nuk më ndihmuan, kishin frikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruaja heroinë në Pogradec shpëton një grua nga mbytja në liqen: Dy burra nuk më ndihmuan, kishin frikë

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë se gjendja e gruas është e rëndë dhe për këtë arsye ndodhet në sallën e reaminacionit e intubuar.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e  para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Advertisement

Ishte një punonjëse e ndërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Pogradecit e cila e shpëtoi nga mbytja 69-vjeçaren.

Ajo ka treguar se ka hyrë e vetme në ujërat e liqenit për të nxjerrë në breg 69-vjeçaren, ndërkohë që të tjerët që ndodheshin aty nuk e kanë ndihmuar me përjashtim të një djali të ri.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që ja ka dalë për të shpëtuar 69 vjeçaren. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy