Zyrtarisht gripi I shpendëve mbërriti edhe në Shqipëri. Tre janë vatrat ku është konstatuar, në Dajt, Fushë-Krujë dhe në njësinë administrative Bujan.
Ministria e Bujqësisë ka nisur monitorimin e zonës përreth, ndërsa raste e kosntatura të shpendëve të ngordhura janë asgjesuar
Kemi të bëjmë më vatra të kosntatuara në oborre familjare dhe jo stabilimente.
Zyrtarë të ministrisë thonë se gripi I shpendëve është një virus që qarkullon thuajse cdo vit, ndaj dhe nuk ka vend për panik. Por ajo që sugjerohet është konsumimi I produkteve në temperature 70 gradë.
Prej disa kohësh gripi i shpendëve është prezent në disa shtete të Europës dhe rajonit, ndaj dhe ministria e Bujqësisë ka vendosur ndalimin e importit nga këto shtete deri në qetësimin e situatës.