Tre Pelikanë kaçurrel, janë gjendur të ngurdhur në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngordhja e tyre ka ardhur si rezultat i gripit të shpendëve. Të njëjtat burime thanë se pak ditë më parë, të tre pelikanët janë gjetur të ngordhur nga grupet e monitorimit në ujërat tona të Prespës së Vogël dhe vetëm ditën e sotme zyrtarisht ngordhja e tyre është pranuar nga ana e Zonave të Mbrojtura se ka ardhur nga gripi i shpendëve. Burime të siguruara thanë se nga pala greke është bërë me dije se në anën tjetër të kufirit, gjatë këtyre ditëve janë shtuar rastet e Pelikanëve të ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër specialistë të Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, nisur nga fakti që kjo periudhë përkon me folezimin e pelikanëve, nuk e përjashtojnë mundësinë që pelikanët e ngordhur të jenë sjellë në ujërat tona nga erërat e forta të këtyre ditëve. Kjo gjithnjë sipas specialistëve nisur edhe nga fakti se në ujërat e Prespës së Madhe nuk është konstatuar asnjë rast i ngordhjes së pelikanëve kaçurrel, madje në këto ujëra nuk ka patur asnjë rast i ngordhjes edhe të shpendëve të tjerë. Gjatë këtyre ditëve në anën greke të Prespës së Vogël, janë konstatuar më shumë se 600 pelikanë kaçurrel të ngordhur nga gripi i shpendëve.