Shqipëria ende nuk ka hyrë në epidemi të gripit megjithatë ndodhet në zonën e rrezikut. Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm në javën e dytë të janarit afro 15 mijë persona kërkuan ndihmën e mjekut, por shifra është akoma më e lartë, pasi shumë qytetarë nuk paraqiten menjëherë nëpër qendra shëndetësore apo spitale.

Megjithatë mjeku alternativ Hysni Dankshi, na sugjeron që mos të drejtohemi menjëherë në spitale. I ftuar në “7pa5”, në ekranin e Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, mjeku këshilloi përdorimin e mjekimeve alternative në shtëpi, përpara se të drejtohemi në spitale apo para se të përdorim ilaçe. Ai shtoi se nuk ka nevojë për panik, pasi gripi ka ekzistuar gjithmonë dhe nuk është diçka e re.

Dankshi: Është i vërtetë si grip, por e kemi bërë pak dramatike. Nuk ndodhi sot kjo punë, ose pas Covid. Gripi ka qenë gjithmonë i pranishëm nga dhjetori në mars. Në Shqipëri nuk ka 4 stinë, ka 3 stinë sepse ka mbajtur ngrohtë. Duhet bora, shiu, freskia, jo vetëm ngrohtë. Shqiptarët janë pak të ndjeshëm dhe diçka të ndodhë merakosen. Nuk është asgjë e re. Fëmijët janë më të ndjeshëm në kopshte, në çerdhe. Unë do t’i sugjeroj prindërit që nëse i ka fëmijët me virozë, t’i mbajë në shtëpi dy ose tre ditë.

Mjeku alternativ sugjeron që të jemi të shëndetshëm, duhet të hamë shëndetshëm. Ai këshillon mos përdorim ilaçe dhe antibiotikë pa qenë nevoja. Antibiotiku kryesor, sipas mjekut është hudhra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dankshi: Sa fillon një virozë…ka plot ilaçe sa të duash. Antibiotiku kryesor për njeriun është hudhra, është propolis. Para se të shkojmë te ilaçet, kimikatet kemi këto zgjidhe. Çaji i limonit, çaji i trëndafilit të egër, çaji i sherebelës  që ul temperaturën, pastorn mushkëritë, etj,. Pacientët kanë ethe, kollë, temperaturë, dhe në kushte shtëpie i përballojmë këto situata. Nëse i lëmë pas dore atëherë patjetër që do të shkojmë te mjeku. Por para se të shkojnë t’i shërbejnë vetes së tyre.

Por çfarë mund të bëjmë për rrugët e frymëmarrjes në këtë kohë virozash? Mjeku këshillon që çaji i ngrohtë me xhinxher, feta limoni dhe sodë buke duhet përdorur që në shenjat e para të gripit.

Dankshi: Duhet përdorur në mëngjes, drekë dhe darkë, i ngrohtë. Kjo nuk e lejon të shkojë në mushkëri dhe të dëmtojë gjendrat tiroide. Kjo eleminon edhe ilaçet e tjera kimikate. Shikoj që janë mbushur spitalet. Por duhen informuar njerëzit që këto gjëra t’i bëjnë në kushtet e shtëpisë. Gjethja e mullagës dhe luja e mullagës janë të mrekullueshe për kollën dhe pastrimin e mushkërive. Gjethet e dafinës gjithashtu. Mund të bësh avull fillimisht me gjethet e dafinës që viroza mos të bëhet serioze. Gjithashtu mund të përdorim edhe qumësht blete. Këto mjekime sugjerohen për të parandaluar virozën, por edhe gjatë virozës.

Mjeku tha se çaji i sherebelës dhe ai i trëndafilit të egër nuk duhet të mungojnë në asnjë familje. Trëndafili i egër bashkë me limonin dhe një degë sherebelë ulin temperaturën, rrisin imunitetitn, eleminojnë djersën dhe pastrojnë mushkëritë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dankshi: Qumështi i bletës përdoret 2-3 muaj resht nëse kanë probleme. Nga dy pika në mëngjes dhe darkë nën gjuhë, para buke. Kjo i rrit imunitetin, eleminon virozat, infeksionet në rrugët e frymëmarrjes. Deri te personat që kanë probleme me infeksionet urinare dhe me veshkat. Te gratë ndihmon për mitrën dhe vezore, bën edhe përtharjen e cisteve të vogla që formohen te gratë.

Mjeku dha këshilla edhe për personat duhanpirës, në mënyrë që mushkëritë e tyre të jenë “të shëndetshme”.

Dankshi: Rrënjët e brokolit duhet t’i ziesh në formë çaji dhe është i përkryer për përdoruesit e duhanit. Personat që pinë duhan çdo mëngjes kolliten dhe nxjerrin sekrecione, për të bërë pastrimin e tyre shërbejnë rrënjët e brokolit të cilat duhen tharë. Pastron mushkëritë dhe nëpërmjet kollës nxjerr sekrecionet e këqija dhe blozat e zeza që ke në trup./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";