Grida Duma: PD do dyfishojë ndihmën ekonomike, hapim 110 mijë vende pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grida Duma: PD do dyfishojë ndihmën ekonomike, hapim 110 mijë vende pune

Grida Duma, kandidate për deputetet e PD në qarkun e Tiranës thotë se program i selisë blu për mirëqënien sociale do të nxjerrë nga mjerimi familjet shqiptare në nevoja ekstreme ekonomike.

 

Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ata që sot marrin një 80 mijë lekësh të vjetër në muaj, me ne do të marrin 160 mijë lekë të vjetra. Ata që marrin 100 mijë lekë të vjetra, me ne do të marrin 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike dhe askush nuk do të mbetet jashtë. I kanë nxjerrë nga kritere mjerane. Kanë një frigorifer të vjetër, kanë një biçikletë aty të vjetër, thonë nuk e meriton ndihmën. Me ne, kushdo që ka nevojë dhe është në varfëri ekstreme do të përfitojë ndihmën ekonomike pa lënë askënd jashtë, pa i llogaritur si çështje partish, por si çështje shqiptarësh. Në 25 prill dyfishim i ndihmës ekonomike më tej.

 

Advertisement

Duma shpjegon se prioritet i PD është hapja e vendeve të punës, sidomos për të rinjte që mbajnë shkollën.

 

Grida Duma: Pa diskutim që sot nuk duhet më të diskutojmë vetëm për mbështetje por dhe daljen nga varfëria. E pra, student, të rinj që janë në këto familjet të ndihmës ekonomike, do të marrin subvencionin e parë dhe mbështetjen e parë. 30% e më të mirëve, do të kenë kontratat e para të punës, do të marrin atë që është studimet profesionale dhe më tej dhe do të lidhen me tregun e punës sepse ne do të ndihmojmë dhe motivojmë më të mirët, pavarësisht se vijnë nga kushtet e pamundësisë. Skema e mbështetjes ekonomike, skema e të gjithë motivimit ekonomik në tërësi të Shqipërisë, do të sjell 110 mijë vende pune në mandatin e parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy