Greqia vazhdon të shprehë shqetësimin e saj për kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili nuk ka marrë ende detyrën, pasi ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave. Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ka shfrytëzuar një festival me këngë e valle greke në Finiq, për të kërkuar lirimin e Belerit.

 

KONSTANTINA KAMITSI

AMBASADORE E GREQISE NE TIRANE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, me akuzën e blerjes së votave, por në 14 maj ai fitoi betejën përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Jorgo Goro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkak se gjykata ka vendosur si masë sigurie qëndrimin në burg, Fredi Beleri nuk ka mundur të bëjë betimin për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë Himarë.

Në mbrojtje të Fredi Belerit kanë reaguar shpesh Kryeministri i Greqisë e ministri i Jashtëm grek. Dhe pak ditë më parë, Greqia arriti të vendosë në rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dy nene, ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i Fredi Belerit.