Edhe Greqia është përfshirë prej ditësh nga moti i keq që ka pushtuar rajonin. Duke marrë parasysh temperaturat e ulëta në takimin e ministrit të Arsimit me guvernatorët e zonave të vendit u ra dakord pezullimi i mësimit në shkolla, deri në një moment ku do cilësohet e përshtatshme prej autoriteteve vendore.
Ky vendim përfshin edhe kopshtet. Sikurse tek ne dhe shume shtete të tjera procesi mësimor do të zhvillohet online.
Në shumë rrugë nacionale qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me ndihmën e zinxhirëve. Athina dhe periferitë e saj janë përballur me probleme te mëdha në qarkullimin e makinave prej mëngjesit të së hënës kur vala e motit të keq ka zbritur në jug të vendit.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetaret të kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të motit.