Një tjetër konflikt po lind brenda kufijve të Europës dhe është ai mes Greqisë dhe Gjermanisë.
Kjo pasi qeveria helene përsëriti kërkesën për negociata mbi dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.
“Çështja nuk mbyllet deri kur kërkesat tona të plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme për mediat.
Qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis mesa duket nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj që zunë fill që në kohën kur ishte në opozitë dhe qeveria e mëparshme i paguante Gjermanisë borxhin e marrë ndaj bllokut.
Advertisement