Greqia ka vendosur të lërë në fuqi kufizimet me Shqiperinë deri më 3 korrik. Ndonëse u fol për një ndryshim në lehtesimin e masave këtë të hënë, asgjë e tillë nuk do të ndodhë.
Qytetaret që do te duan të udhetojne drejt shtetit fqinj do t’iu njihet testi i shpejte i kryer brenda 48 oreve , PCR brenda 72 orëve, të jenë të pajisur me certifikaten e vaksinimit si dhe të plotësojnë formularin e PLF .
Advertisement
Nga Kakavia tavani ditor i vendosur për udhetarët që do të lejohen të kalojnë mbetet 1500 persona.
Dogana e Mavromatit(Qafe Bota) 250 persona (nga 8:00 deri në 16:00) Dogana Krystalopigi(Kapshtice): 400 persona (nga 8:00 deri në 16:00) ndërsa Dogana e Mertzanit ( Tre Urat) mbetet e mbyllur.
Advertisement