Greqia ka vendosur që vaksina kundër koronavirus të jetë e detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër masa për pandeminë, ku mes tyre ishte dhe vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësorë dhe punonjësve në shtëpitë e të moshuarve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këta të fundit nëse nuk do të pranojnë të injektojnë vaksinën do të pezullohen, ndërsa për stafin e shëndetësisë sanksionet do të publikohen në ditët në vijim.

Masat:

1.Vaksinimi i menjëhershëm i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve të bëhet i detyrueshëm, e cila është kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pezullohen nga puna nga 16 gushti.

2.Nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet gjithashtu për profesionistët në shëndetësi, në sektorin publik dhe privat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3.Dispozitë e veçantë për Forcat e Armatosura. Personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj, të vaksinohen në njësitë e tyre.

4.Nga e Premtja deri në fund të Gushtit, të gjitha ambientet e mbyllura, klubet e natës, baret, restorantet dhe kinematë do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.