Greqia kërkon ndihmën e NATO-s për Turqinë: Të ulemi në bisedime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia kërkon ndihmën e NATO-s për Turqinë: Të ulemi në bisedime

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis deklaron se sjellja e Turqisë ka cenuar unitetin e NATO-s. Gjatë fjalimit në sesionin e 66 të Asamblesë së Aleancës shefi i qeverise greke kërkoi një reagim më të fortë.

 

KIRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER GREK

Advertisement

Në vitin 2020 siguria u cenua rëndë, për shkak të provokimeve turke dhe veprimeve të njëanshme. Aleatët nuk mund të bashkëpunojnë me grupet xhihadiste. Këto praktika minojnë vlerat e NATO-s, solidaritetin, kohezionin, dhe efektivitetin e aleances se atlantikut te veriut si një organizatë politike dhe ushtarake dhe bien ndesh me qëllimet e vetë Aleancës e interesat e mbrojtjes. Garancia duhet të forcohet nga angazhimi i plotë i të gjitha vendeve anëtare.

 

Mitsotakis theksoi se Athina dhe Ankaraja duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar çështjen e tyre në të kundërt palët duhet ti drejtohen gjykatës ndërkombetare.

 

Advertisement

“Athina dhe Ankaraja duhet të flasin dhe nëse nuk jemi dakord atëherë ne duhet të zgjidhim mosmarrëveshjet tona në gjykatën ndërkombëtare dhe le të mbizotërojë sundimi i ligjit. Sidoqoftë nëse thirrjet tona mbeten pa përgjigje, atëherë do të jetë e pashmangshme për Bashkimin Evropian të ndërmarrë hapa për të mbrojtur interesat e tij strategjike.”

 

Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan pas operacioneve të Turqisë për kërkimin e naftës në Mesdhe.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy