
Greqia ka prezantuar masa të reja kundër koronavirusit. Nga data 18 dhjetor deri në 7 janar kush do të udhëtojë drejt vendit fqinje do të duhet të karantinohet për 3 ditë.
Autoritetet kanë njoftuar se paraqitja e një testi negativ të koronavirusit në çdo pikë kufitare është e domosdoshme.
Franca vendosi masa të reja shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Kryeministri Jean Castex, njoftoi se nga 15 dhjetori do të vendoset orë policore ku qytetarët nuk do të lejohen të lëvizin nga ora 20:00 deri në 06:00.
Këto masa do të zbatohen edhe për festat e Vitin e Ri, për të shmangur grumbullimet e mëdha. Muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura edhe për tri javë.
Qeveria e ka kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë.