Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus, Greqia ka vendosur masa më të ashpra kundër Covid-19, duke ndarë personat e vaksinuar nga të pavaksinuarit, shkruan protothema.
Vendi ka regjistruar 3 000 deri në 3 500 raste gjatë ditëve të fundit, ndërsa të martën Greqia shënoi një rekord në numrin e të infektuarve duke regjistruar 4,608 raste në 24 orë. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi me 13 shtator.
Por ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në industrinë e hotelerisë. Duke filluar nga data 13 shtator personat që janë vaksinuar ose janë infektuar me koronavirus në gjashtë muajt e fundit do të mund të hyjnë në restorante.
Deri më tani 50% e popullsisë nuk është pavaksinuar. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Giannis Oikonomou, masat do të ndryshojnë në varësi të shkallës së vaksinimeve, dhe fokusi tani do të jenë mësuesit ose forcat e sigurisë.
Personat e tjerë të cilët do të duhet të vaksinohen janë: personeli i sigurisë, policia, zjarrfikësit dhe personeli ushtarak. Gjithashtu punonjësit e transportit publik, punonjësit e hotelerisë dhe shitjes me pakicë. Në përgjithësi, vaksinimi do të jetë detyrueshëmpër punonjësit të cilët janë në kontakt me njerëzit.
Maska do të jetë e detyrueshme, gjithashtu punonjësit do të duhet të bëjnë dy teste të Covid në një javë.Greqia ka regjistruar 3,076 raste në 24 orë, por ajo që ekspertët kanë theksuar është se numri i rasteve është reduktuar në zonat ku janë imponuar masat më të ashpra.
Në fakt, për të bindur qytetarët e pavaksinuar që kthehen nga pushimet për t’iu nënshtruar një testi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në kontinent, Ministria e Shëndetësisë tha se testet do të jenë falas.
Konkretisht, duke filluar nga e hëna 30 gusht deri në 6 shtator mjetet vetë-diagnostikuese do të jenë në dispozicion për punonjësit e pavaksinuar të sektorit publik dhe privat, për grupmoshat 5-17 vjeç dhe 18-30 vjeç.