Greqia ashpërson masat kundër COVID-19, çfarë ndodh me personat që nuk duan të vaksinohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia ashpërson masat kundër COVID-19, çfarë ndodh me personat që nuk duan të vaksinohen

Rritja e rasteve në Greqi për shkak të variantit Delta ka detyruar qeverinë të marrë masa të reja për të mbajtur në kontroll virusin.

Ministri i shëndetësisë, Vassilis Kikilias  ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi me 1 shtator, pas rritjes në numrin e rasteve dhe shtrimit në spital.

Masat e reja pritet të privojnë personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid.

“Ka njerëz që ende janë skeptikë ndaj vaksinave madje nuk binden as nga provat e shkencëtarëve  por për momentin ne jemi të detyruar të marrim masa për të shmangur rritjen e  rasteve.

Advertisement

Sipas ministrit të shëndetësisë, mbajtja e maskës është çelësi për të mbajtur në kontroll virusin dhe është një nga masat që do të hyjë në fuqi në 1 shtator për personat e vaksinuar dhe të pavaksinuar”, tha ministri.

Testi do të jetë i detyrueshëm një herë ose dy herë në javë për personat që punojnë në hotelieri dhe arsim, ndërsa të vaksinuarit do të hyjnë falas në stadiume,  të pavaksinuarit do të kenë nevojë për një test negativ.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy