Greqia do të shtojë kufizimet e koronavirusit në disa pjesë të vendit, duke përfshirë kryeqytetin dhe qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanikun, njoftoi të premten zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Masat e reja do të fillojnë të shtunën dhe do të zgjasin deri më 15 Shkurt, pas një rritje të rasteve ditore në të dy rajonet këtë javë.

Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim të rreptë fundjave duke filluar nga ora 6 pasdite, dhe mbylljen e shkollave të mesme deklaroi Hardalias.

Ai shtoi se vetëm dyqanet ushqimore, supermarketet, farmacitë dhe furrat e bukës do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";