“Gracka” mbërthen trafikantët e kanabisit, iu gjeten 4 mijë fara gati për mbjellje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gracka” mbërthen trafikantët e kanabisit, iu gjeten 4 mijë fara gati për mbjellje

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka” nga policia  Shkodrës gjatë së cilës u sekuestruan 4000 fara të dyshuara cannabis sativa.

 

2 shtetas që posedonin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre u vunë në pranga gjatë këtij operacioni.

 

Advertisement

Ata janë Zh. S., 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe;  A. L. 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkoddër.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin  e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

 

Advertisement

Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonëjsit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy