Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.
Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.
Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda.
Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë parë edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytettit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot. /vizionplus.tv