Detaje të reja kanë dalë nga grabitja në Mallakastër ku ndërroi jetë 89-vjeçari Caush Shehaj.
Grabitësit kërkuan nga dy të moshuarit të hapnin kasafortën të cilën Shehaj e ruante nga koha e komunizmit.
Sipas fqinjëve të njëjtën kasafortë grabitësit e kishin pikasur nga hera e parë që ishin futur në banesë pasi ngjarja ishte e përsëritur.
Sipas tyre në Shehaj e kishte mbushur kasafortën me rërë gjë që e bënte vështirë për tu zhvendosur, por në të nuk kishte asnjë lekë.
Burimë për Vizion Plus bënë me dije se grabitësit morën nga banesa e të moshuarve vetëm 50 mijë lekë të vjetra.
E moshuara ka treguar për kamerat dhunën e dy autorëve ndërsa në pamje duket dora e fashuar.
“Na vranë të dy, edhe mua edhe Caushin”- shprehet ajo.
Fqinjët tregojnë se të moshuarit jetonin të dy pasi fëmijët I kishin jashtë vendit.