Policia ka reaguar për grabitjen që u denoncua nga deputeti i PD, Saimir Korreshi pasditen e kësaj të premte.
Policia njofton se ka qenëë vetëm një person i cili ka grabitur me armë, një pikë të këmbimit të paravë në Divjakë.
Sipas policisë, autori është larguar me shpejtësi ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Divjakë / Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Advertisement
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Advertisement