Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Denis Trungun, i cili u arrestua pasi përfitoi përmes mashtrimit kompjuterik rreth 155 milion lekë të vjetra.
32-vjeçari kishte arritur të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për pagat e luftës. Në këtë mënyrë, i riu nga Durrësi arrit që nga fillimi i pandemisë që të marrte 36 transaksione bankare në një llogari të tijën.
Pas transferimit të shumave, Trungu kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë pranë sporteleve.
32-vjeçari Denis Trungu, është një person me precedentë penal. Ai ka qenë disa herë i dënuar nga gjykata e Durrësit dhe ajo e Beratit për mashtrim.
Advertisement