
Gjykata e lartë vulos dënimin me burgim te përjetshëm për Sokol Mjacajn, i cili vrau në korrik të 2015 dy turistë çekë në tentativë për t’i grabitur.
Mësohet se Kolegji Penal vendosi të mos e pranonte rekursin e Mjacajt dhe për pasojë dënimi maksimal për të mbeti në fuqi.
Advertisement
Vrasja e dy turistëve cekë u shënua më 3 korrik të 2015, ndërsa Sokol Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.