Grabitet  biznesi në rrugën “Myslym Shyri”/ I riu merr paratë nën kërcënimin e armës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitet  biznesi në rrugën “Myslym Shyri”/ I riu merr paratë nën kërcënimin e armës

Një biznes është grabitur mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

 

Policia njofton se një i ri, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi parash dhe është larguar.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy