
Socialistët janë të bindur se Bashkia e Himarës, një nga zonat me më shumë investime nga qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të vijojë të drejtohet nga te majtët.
I shoqëruar nga drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Klosi dhe deputeti Vullnet Sinaj, kryebashkiaku Jorgo Goro, në një takim me banorët e Lukovës, u shpreh se duke i dhënë zgjidhje përfundimtare regjistrimit të pronave, një proces i nisur nën drejtimin e tij, do të zhvillohet edhe më tej turizmi.
JORGO GORO
KRYETAR I BASHKISE HIMARE
Advertisement“Gjëja e parë që më thatë ishte çështja e pronave. Ishte një proces tepër i vështirë, i komplikuar. Ju besoni që ne kemi filluar, kemi dhënë tapi, kemi përgatitur dokumentacionin. Por kemi filluar edhe procesin e regjistrimit dhe menaxhimit të tokës. Një proces i gjatë, por që patjetër do të përfundojë. Ky menaxhim na bën të shikojmë dhe mendojmë edhe për zgjerimin dhe rishikimin e planit të përgjithshëm vendor, për të dhënë mundësi për të zhvilluar agroturizmin dhe turizmin edhe në sipërfaqe të tjera. Do të mbështesim jo vetëm me infrastrukturë rrugore, por edhe mbështetje direkte e qytetarëve që kanë nervojë për bashkinë e kryetarin e bashkisë.”
Jorgo Goro u ndal edhe në një takim me banorët e Piqerasit, të cilëve u premtoi se investimet, që përfshijnë edhe një ujësjellës të ri, do të vazhdojnë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm.
JORGO GORO
KRYETAR I BASHKISE HIMARE
Advertisement“Kemi investuar dhe do të vijojmë ta bëjmë diçka të tillë. Tashmë kemi gati edhe ujësjellësin e ri, me një vlerë të konsiderueshme, që do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujit në Piqeras, por edhe deri në Lukovë. Një tjetër investim është edhe rruga e Bunecit, mjaft i rëndësishëm si aks turistik.”
Sipas Blendi Klosit, investimet në zonë kanë rritur vlerën e pronës, ndërsa për deputetin Vullnet Sinaj, Jorgo Goro ofron një program elektoral, që jo vetëm zgjidh problemet e banorëve, por edhe nxit më tej interesin turistik për zonën.