
Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Google është “veshur” kuq e zi.
Motorri më i madh i kërkimit në botë, ka ndryshuar imazhin, duke vënë flamurin shqiptar dhe të ngjyrosur me të kuqe fjalën “Google”.
Advertisement
Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.