Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, nga Shkodra deklaroi se mbështet punën e derimëtanishme të SPAK, duke theksuar se reforma në drejtësi po jep frytet e saj.
Ai theksoi se BE është e vendosur që t’i garantojë SPAK hapësirën për të kryer detyrën në mënyrë të pavarur, ndërsa theksoi se kjo është e vetmja formë për të luftuar problemin kryesor të Shqipërisë, korrupsionin.
“Ne nuk flasim per hetime qe po zhvillohen, por mund te them se ajo qe po ndodh eshte ajo qe ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtesi e vitit 2016 eshte duke funksionuar. Ne duhet te lejojm SPAK te beje punen e vetë, te krijojme hapesiren qe ta bejne kete. Ne te njejten kohe mund te them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqesor eshte i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Dhe qe eshte problemi qe te gjithe e dimë qe eshte pengesa kryesore, e Shqiperise ne rrugen drejt BE e ky eshte korrupsioni. Mendoj se eshte sinjal i mire, une besoj dhe shpresoj se SPAK do beje punen e tij. Po gjithashtu ne po shohim jo vetem njeren ane, ate te atyre qe denohen per korrupsion, por edhe anen tjeter ate te struktures se korrupsionit, cila eshte klima qe krijon mundesite per korrupcion dhe te adresohen. Keshtu qe une mendoj se duhet te hapim spektrin dhe ta adresojme kete ne menyren me strukturuese”.
Po ashtu, ai iu bëri thirrje të gjitha partive që reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse e të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR.
“Kjo eshtë dicka qe me ka preokupuar qe në fillim kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe une e kam bere te qarte qendrimin tim, bazuar edhe dokumentin zyrtar tonin eshte e rendesishme te ndjekin rekomandimet e OSBE dhe te behet ne menyre gjitheperfshirese. Kam shpresuar se kontaktet me partite e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu tani di se jane edhe disa çeshtje tjera qe duhen adresuar qe eshte vendimi i kushtetueses, i cili duhet pare serish. Une ende shpresoj qe partite do gjejne rrugen, ne pergjigje te pritshmerive te qytetareve shqiptar. Dhe te sigurojne se zgjedhjet e ardheshme te nxen vend ne klimen me favorshme te mundeshme. Ne duam te shmangim nje rezultat elektoral i cili ndoshta kontestohet, por qe prodhojne nje stabilitet që Shqiperise i duhet ne rrugen drejt BE-se. Keto jane kohe vendimtare ku negociatat me BE shkojne ne nje faze te caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmeri politike per integrimin europian”.
Gonzato ishte në Shkodër në kuadër të përmbylljes së programit për “Eu4municipality” programi 3 vjeçar, dhe ka garantuar mbështetjen për bashkitë edhe në projektet e ardhshme me 10 mln euro grante.