Policia e Fierit ka arrestuar një 60 vjeçar pasditen e kësaj të hëne.

 

Ky i fundit i identifikuar si Zagoll Muçaj ka qenë taksixhi dhe  pas një konflikti banal ka goditur me thikë 25 vjeçarin me iniciale A.T, në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

25 vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa taksixhiu është arrestuar nga policia dhe ndaj tij rëndon akuza “Vrasje e mbetur në tentativë”.

 

Goditi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z. M., 60 vjeç.  

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Z. M. ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";