Policia e Vlorës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy persona. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në vlorë.

Sipas policisë ka nisur hetimi edhe për një 17-vjeçar, i cili në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u procedua penalisht një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin S. C., kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasin A. T., 24 vjeç, i cili ndodhej së bashku me shtetasit L. T dhe D. T ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin)”, shton policia.

Përveç thikës së përdorur nga autori i dyshuar, u sekuestrua edhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";