Një adoleshent 18-vjeçar është arrestuar nga policia, i cili ka goditur me sende të forta në koka 34-vjeçarin me iniciale D.K.
Ky i fundit ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij në një lokal në qytetin e Korçës, ku sipas dyshimeve të para të policisë, është konfliktuar për motive të dobëta me 18-vjeçarin.
Pas sherrit, 34-vjeçari ka shkuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në spital për tu mjekuar, ndërsa uniformat blu falë reagimit të menjëhershëm bënë të mundur arrestimin e autorit.
Korçë/Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.
Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.