Finalizohet pas një hetimi tre mujor, operacioni policor i koduar “ÇIES”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasit -N. L.,, 24 vjeç banues në Shkodër, i dënuar më parë dhe A. N., 20 vjeç, banues në Shkodër.
Si dhe po punohet për kapjen e shtetasve Gj. G., 39 vjeç dhe T.V., 38 vjeç, banues në Shkodër.
Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” .
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kishin marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas kultivonin bimë narkotike në vendin e quajtur përroi i “ÇIES”, në fshatin Prekal .
Mbi bazën e informacioneve filloi procedimi penal në Prokurori, ku pas një hetimi tre mujor u bë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtij grupi.
Në kuadër të këtij hetimi në vazhdimësi janë gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar bimë të dyshuara të llojit kanabis sattiva në faza të ndryshme të kultivimit.
Vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, pjestarë të grupit kriminal.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.