Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka uruar qytetarët shqiptarë për festat e fundvitit me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Në mesazhin e përcjellë, Nano thekson se ky është momenti që të hedhim pas lodhjen dhe të rendim drejt një viti të ri më të mirë dhe më të suksesshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këtë virgjilje festash është koha të hedhim pas lodhjen, dilemat dhe të rendim drejt një viti më të mirë dhe më të suksesshëm se sa ky që lamë pas. Çdo vit që largohet nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave dhe aspiratave personale. Policia e Shtetit do gjendet pranë jush në çdo arterie të Shqipërisë. Së bashku do ndajmë emocionet dhe do përcjellim urimet e fundvitit. Të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku me një qëllim të përbashkët, për t’ja kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë”, u shpreh Gledis Nano.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";