Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.
Ai udhëtoi në Washington DC, me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber.
Gjithashtu, Gledis Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.
Qëllimi i takimeve që Drejtor Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.