Lesley Maxwell, gjyshja 64 vjecare, e komentuar shumë së fundmi në rrjet për format e saja trupore, ishte e ftuar sot ekskluzivisht për emisionin ‘’Vizioni I Pasdites’’, në Vizion Plus.

 

Australiania e lindur në Melburne, rrëfeu se në moshën 49 vjecare, pas divorcit me bashkëshortin, filloi ta merrte veten seriozisht dhe të kujdesej më shumë për trupin dhe pamjen e saj të jashtme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘’Pas ndarjes zbulova se stërvitja dhe fitnesi ishte ajo cfarë unë pëlqeja të bëja dhe fillova të përmirësoja veten, trupin dhe shëndetin tim. Kur fillova të transformoj trupin tim u bëra dhe trajnere fitnesi. Dua të jem një shembull i mirë për të gjitha femrat’’, u shpreh ajo.

 

Fituesja e 30 titujve në kompeticionet e ‘’body scultping’’, tregoi se në dietën e saj përfshiheshin vetëm proteina dhe uhqime të pastra, pa sheqerna.

E pyetur nga moderatoja e emisionit Evi Reci, se cfarë komentesh merr ajo në rrjetet sociale, trajnerja e fitnesit tha se si femrat, ashtu edhe meshkujt e komplimentojnë shumë, pavarësisht se meshkujt janë pak flirtues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

‘’Kam marrë shpesh propozime për martesë, por mendoj se meshkujt duan të martohen me mua sepse duan t’I mësoj si të bëjnë ‘squats’’’, u shpreh 64 vjecarja.

 

Mesazhi që Lesley përcolli gjatë intervistës së saj ishte se ‘’duhet të harrojmë moshën që kemi, mos të vendosim një numër, sepse ajo cka është më e rëndësishme është se sa vjec ndihet trupi ynë’’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";