Gjyqtarja e Tiranës u kërcënua me jetë, mblidhet Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyqtarja e Tiranës u kërcënua me jetë, mblidhet Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor po zhvillohet mbledhja e komisionit për mbrojtjen e magjistratëve pas kërcënimit të gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi.

Përfaqësues të KLGJ, ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme diskutojnë me vendimmarrjen për kërkesën që ka bërë Këlliçi për mbrojtje të posaçme.

Këlliçi ka bërë denoncim edhe në Policinë e Tiranës teksa kjo e fundit e ka marrë në mbrojtje menjëherë atë, familjen dhe banesën.

Ndërkohë që nëse miratohet kërkesa për mbrojtje të posaçme do t’i ofrohet siguri nga Garda e Republikës deri në një vendimmarrje të dytë nga Komisioni.

Advertisement

Kallëzimi dhe kërkesa erdhi me pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre.

Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy