“Gjyqtari e pyeti Skënderin sa fëmijë ka”, avokati i Skënder Krasniqit tregon momentin e sikletshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjyqtari e pyeti Skënderin sa fëmijë ka”, avokati i Skënder Krasniqit tregon momentin e sikletshëm

Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili dyshohet për vrasjen e djalit të tij, thotë se klienti i tij ka pranuar të rrijë në paraburgim, dhe për atë arsye nuk e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Avokati i tij tregon momentin e sikletshëm kur gjykatësi e pyeti Skënder Krasniqin se sa fëmijë ka. Ai thotë se ai ishte një moment i papërmbajtshëm për klientin e tij.

“Nuk kemi të bëjmë më vrasje të rëndë, sepse vrasja e rëndë ka të bëjë me dashje, e vrasja e Albert Krasniqit nuk ishte me dashje. Skënderi ma me qejf rrin në paraburgim, është një situatë e rëndë në familje. Skënderi nuk ka folur, komunikimi me të është i vështirë, Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në këtë seancë, sidomos kur gjyqtari e pyet sa fëmijë ke”, tha ai.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhin e ndërtesës ku banonin. Alberti u përcoll dje për në banesën e fundit, ku të pranishëm ishin familjarë e shumë miq të tij, si dhe ish-bashkëshortja me të cilën ishte ndarë pak ditë më parë.

Advertisement

Ndërsa, Skënder Krasniqi nuk ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij. “As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha dje avokati i tij.

Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy