Beteja gjyqesore per seline e PD zhvendoset ne gjykaten e Apelit.
Mesohet se kryetari i komanduar Alibeaj ka kerkuar nga gjykata e shkalles se dyte prishjen e vendimit te gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu kuvendin e 11 dhjetorit duke i dhene Sali Berishes dhe mbeshtetesve te tij logon dhe seline e partise demokratike.
Paralelisht me kete, ne gjykaten e Apelit Enkelejd Alibeaj ka kerkuar edhe regjistrimin e ndryshimeve statutore te kuvendit te 18 dhjetorit, duke synuar qe ligjerisht te fitoje betejen per partine demokratike.
Pak dite me pare gjykata e Tiranes njohu si te ligjshem kuvendin e 11 dhjetorit te organizuar nga Berisha ku u miratua statuti i ri i PD dhe u shkarkua Basha.
Pas ketij vendimi Berisha dhe komisioni i rithemelimit moren ne dorezim seline e partise demokratike dhe vulen e partise, por tashme fatin perfundimtar se kush do te kete pd ligjerisht pritet ta vendose gjykata e Apelit.