“Gjymtyr i hajdutërisë shtetërore”/ Vasili: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjymtyr i hajdutërisë shtetërore”/ Vasili: Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës!

Ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka kërkuar të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës.

 

Ai e ka cilësuar Bordin si gjymtyr të hajdutërisë shtetërore. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ky bord vendosë se sa do të fitojë privati, por jo kurrsesi se sa do të lehtësohet qytetari.

 

Advertisement

“Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës si gjymtyrë e hajdutërisë shtetërore!

Qeveria për problemin me kritik të rritjes së çmimeve, ka zgjedhur në mënyrë abuzive, formën më të shëmtuar të pazarit, mes qeverisë dhe monopoleve. Duke ngritur një Bord që në themelin e tij vendos marzhin e fitimit të bizneseve ai është qartë një gjymtyrë e oligarkëve klientë të qeverisë për pazarin qeveri- oligarki.

Vendosin pra se sa do të fitojë privati, por jo kurrsesi se sa do të lehtësohet qytetari.

Taksat që merr qeveria mbeten të pandryshuara dhe qeveria fërkon barkun që po mbledh qindra milion euro më shumë ne kurriz te buxhetit familjar te qytetareve.

Advertisement

FMN shprehet shume qarte kundër tij dhe thotë:

“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”.

Shkrirja e menjëhershme e Bordit është vetëm hapi i pare për asgjësimin e këtij instrumenti mafioz hajdutërie shtetërore.”-shkruan Vasili.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy