Procesi i Vetting-ut ka futur në ngërç gjykatat në të gjitha nivelet, duke sjellë për pasojë zvarritjen e çështjeve.

 

Ata që i paguajnë kostot janë qytetarët, të cilët duhet të presin me vite vendimin përfundimtar. I tillë është rasti i Lavdies, e cila tregon për Vizion Plus betejën për drejtësinë. Bëhet fjalë për çështjen e divorcit të djalit të saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Prej vitit 2019 e deri më tani ne jemi zvarritur nëpër dyert e gjykatave edhe akoma nuk kemi mbaruar punë. Kishim një rast divorci ndërkohë që bashkëshortja ishte larguar prej kohësh nga shtëpia, gjyqtarja na ka zvarritur pa masë. Ngelëm nëpër dyert e gjykatës merr vesh për datën, merr vesh për gjyqtarët…

 

Lavdia thotë se zvarritja e procesit po bën që fëmijët e mitur të vuajnë shumë në këtë situatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në fund fare që thonë, as atë nuk na e thanë, do ndërrohet gjyqtarja për punë vetting-u. Fëmijët kanë ngelur peng i gjykatës, unë kam ngelur peng i gjykatës, djali im.

 

Edhe avokati Altin Kaziaj pranon se proceset gjyqësore zvarriten në mënyrë të paarsyeshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Altin Kaziaj

Avokat

Proceset kryesisht për shkak të vakancave zvarriten në mënyrë të palogjikshme dhe përtej çdo afati të parashikuar nga ligjvënësi në ligjet përkatëse. Kjo ndodh si në gjykatën penale, ashtu edhe në atë civile, për të mos folur më tej për Gjykatën Administrative të Apelit, e cila po shqyrton aktualisht çështje që kanë që nga viti 2016.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Paralizimin e sistemit gjyqësor e pranoi edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Naureda Llagami mori si shembull gjykatën e Apelit, ku aktualisht punohet me 1/3 e kapacitetit.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NAUREDA LLAGAMI

KRYETARE E KLGJ

“Në kushtet ku ndodhemi sot dhe ndoshta dhe në disa vite në vijim, jemi në një moment emergjence për sa i përket burimeve njerëzore në gjykata, veçanërisht në Apele ku sistemi po funksionon me 1/3 e kapacitetit të gjyqtarëve efektivë në sistem.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ka afërsisht 36 mijë dosje që presin të shqyrtohen, e ndërsa në atë të apelit afro 40 mije te tilla.

 

 

Nga janari 2018 deri më 10 shkurt 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjithsej nga detyra 185 magjistratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";