
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit do të vendosë sot nëse ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do te rigjykohet apo jo per tragjedine e Gerdecit.
Para nisjes se seances, prinderit e femijes 7-vjeçar qe humbi jeten nga shperthimi, Feruzan dhe zZamira Durda, i janë drejtuar gjykates me një letër.
Ata kerkojne pranimin e kërkesës së Prokurorise Antikorrupsion për nisjen e hetimeve ndaj ish-ministrit Mediu.
Familja Durdaj shkruan se dosja hetimore mund t’i hapin rrugë gjykimit. Ne leter, thuhet gjithashtu se Gjykata nuk duhet te humbase ne teknikalitete, por te vendose drejtesine.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte nje nga personat e akuzuar si pergjegjes per ngritjen e punishtes se demontimit te municioneve ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona e u plagosen mbi 300 te tjere.