Vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që i hoqi gjobën prej 750 mijë lekësh (të vjetër) kryebashkiakut Erion Veliaj, u rrëzua nga Gjykata Administrative.

 

Trupa gjykuese vendosi që kreu i Bashkisë së Tiranës duhet të paguajë gjobën që iu vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për promovimin e aktiviteteve të ndaluara katër muaj para zgjedhjeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë rast u ankuan përfaqësuesit e opozitës, sipas të cilëve, u bë dhurimi i çelësave të shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, për fushatë zgjedhore. Vendimi i Gjykatës Administrative është i formës së prerë.