Gjykata lë në burg trafikantët e “tempullit”/ Të arrestuarit për drogë pretenduan se e kishin për konsum personal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata lë në burg trafikantët e “tempullit”/ Të arrestuarit për drogë pretenduan se e kishin për konsum personal

Edhe pse dolën para gjykatës ë Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë,  30 të prangosurit nga megaoperacioni “Tempulli” u shfaqën të qeshur para togave të zeza.

 

Në total prokuroria e rrethit ka firmosur 41 urdhër-arreste, mes të cilave 3 janë për gra, dy të arrestuara, ndërsa një 35 vjeçare është në kërkim.

 

Advertisement

Nga i njëjti operacion, në Vlorës Gjykata caktoi burg deri në përfundim të hetimeve për 13 persona, ndërsa për 5 të tjerë, edhe me kërkesë të prokurorisë, u  vendos arrest shtëpie.

 

Në total në Vlorë janë prerë 32 fletë-arreste për prodhim dhe shitje narkotikësh, nga të cilët 28 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ditën e djeshme, gjykata la në qeli 10 personat e parë që u njohën me masën e sigurisë.

 

Advertisement

Sakaq, Gjykata e Fierit nga 4 personat që ranë në prangat e uniformave blu caktoi masë shtrenguese në qeli për dy vetë, ndërsa për dy të tjerë arrest në shtëpi.

 

Më herët gjykata e këtij qyteti vendosi që 6 të arrestuar të hetohen në gjendje të lirë.

 

Advertisement

Edhe në Korçë, janë lanë në burg pa afat 11 të ndaluarit e këtij operacioni, ndërsa mësohet se ata kanë deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak.

 

Nga operacioni ‘tempulli’, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Fier u goditën në total 23 grupe që prodhonin dhe shisnin drogë, ndërsa në pranga përfunduan 233.

 

Advertisement

Lëndët narkotike që grupet shisnin përfshinin drogëra të ndryshme, nga kanabisi, kokaina, ekstazia dhe mdma.

 

Policia ka sekuestuar afro 120 kg cannabis, 190 gramë kokainë, 100 gramë Ekstazi, 135 gramë MDMA, 4 pistoleta, 2 armë sportive, municion luftarak, 35 automjete, targa, 199 celularë, peshore elektronike, 6 armë të ftohta, 1 elektroshok, mulli për bluarjen e lëndës narkotike, një uniformë policie, jelek policie, dokumente policie dhe afërsisht 5 milionë lekë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy