Gjykata e Vlorës la në burg 4 rumunët e arrestuar pak ditë më parë në Vlorë, në kuadër të operacionit Camper, pasi në rulotët, me të cilët ata po udhëtonin, u gjetën 260 kilogramë kanabis.
Ata u mbajtën në monitorim dhe u ndaluan në “Qafë-Botë” nga policia, ndërsa transportonin me kamper lëndën narkotike me destinacion Greqinë.
Advertisement
Të arrestuarit kamufloheshin si turistë, për të bërë të mundur transportin e drogës, ndërsa merrnin me qira kampera luksozë.
Policia ndërkohë identifikoi dhe shpalli në kërkim trafikantët shqiptarë, të cilët porositën ngarkesën e drogës.
Advertisement