![Gjykata Kushtetuese vendos sot për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/09/gjykata-kushtetuese-1-300x150.jpg)
Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese pritet që të dalë me një vendim përfundimtar, nëse ato zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019 ishin legjitime apo jo.
Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.
Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar, dhe mazhoranca nga ana e saj është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët.
Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndroje në detyre, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.
Advertisement