Gjykata Kushtetuese vendos hapjen e listave 100% për zgjedhjet e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata Kushtetuese vendos hapjen e listave 100% për zgjedhjet e ardhshme

Gjykata Kushtetuese ka vendosur hapjen e listave 100% për zgjedhjet e ardhshme paralmentare dhe shfuqizoi si antikushtetues pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, që flet për herësin.

 

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kandidati që merr me shumë vota, pavarësisht se ku është renditur në listë nga kryetari i partisë, merr mandatin e deputetit.

 

Advertisement

“Kushtetuesja” ka pranuar kështu kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare, të cilët kërkuan shfuqizimin e  pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor.

 

Njoftimi:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Advertisement

 

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Advertisement

– Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy